TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, i ka bërë një ftesë publike sekretares për Rininë në PS, Elisa Spiropali, që të shkojë në çadrën e protestës të opozitës të paktën për një ditë. Në emisionin “Studion e Hapur” të gazetares Eni Vasili në “News24”, deputetja demokrate tha se do të mjaftonte vetëm një ditë në çadrën e lirisë për t’u njohur me hallet e qytetarëve.


“Mjafton vetëm një ditë për të kuptuar vuajtjet që qeveria juaj i ka shkaktuar shqiptarëve. Do të dëgjoni hallet e shumë qytetarëve. Do të dëgjoni nëna që nuk kanë me çfarë të ushqejnë fëmijët e tyre”, tha deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.


(el.sp/BalkanWeb)