TIRANE– Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku pavarësisht se është shtatzënë, kjo nuk e ka penguar të bëhet pjesë e protestues së sotme të opozitës. Fill pas tubimit, demokratja ka komentuar në faqen e saj të ‘Facebook’-ut protestën, ndërsa theksoi se forca e PD buron nga argumentet.

“Sot mijëra qytetare nga Tirana iu bashkuan protestes paqesore te opozites. Forca jone buron nga argumentat, nga protesta e qendrueshme e paqesore, nga te rinjte e te rejat qe u bashkuan sot e jane bashkuar cdo dite. Faleminderit shume te rinjve e te rejave qe sot sihin me ne, nenave motrave e zonjave qe sot me takuan e ndane me mua shqetesimet e tyre. Faleminderit dhe banoreve te Njesise 8 ne Tirane qe protestuan sot per taksa me te uleta, kunder korrupsionit, per nje shtet me standrte euorpiane e mbi te gjitha per voten e lire! Faleminderit dhe cdo qytetari te thjesht qe erdhi aty me ne ne shesh, per te treguar se vlerat e standartet europiane ndertohen pak nga pak, fitohen e ky eshte nje proces kulturor. Faleminderit qe keni vendosur qe keto standarde ti ngreme ketu e jo ti kerkojme jashte Shqiperise. Une isha aty!”, citohet në mesazhin e Tabakut.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb