Deputetja e Tropojës Mimoza Hajdarmataj, vizitoi familjet në nevojë të fshatrave, Bujan, argegaj,Kërnajë, Llugan dhe Komunë Tropojë. Ajo tha se gjendja e shumë famijeve tropojane është në një mjerim të paimagjinueshëm, ndërkohë që një pjesë e tyre jetojnë dhe në banesa të dëmtuara rëndë.
“Në familjen Toska, ku është djegur banesa dhe jetojnë në një dhomë, në varfëri 10 anëtarët e saj, kryefamiljari, Agimi shprehet se nuk ka marrë as edhe mbështetjen më të vogël nga emergjencat civile.
Në familje të tjera, deputetja Hajdarmataj u përball me dëshpërimin e kryefamiljareve , të divorcuara ose me bashkëshortë që kanë humbur jetën, të cilat përballojnë rritjen e fëmijëve, të papuna dhe pa asistencë sociale

Deputetja Hajdarmataj tha se vazhdimisht i bën apelit Shërbimit social dhe Emergjencave civile për të ardhur dhe për të parë nga afër skamjen ekstreme të qindra familjeve në fshatrat e Tropojës, por dhe brenda në qytetin e Bajram Curri.
“Këtu shteti është prezent vetëm përmes ekraneve televizive. Bashkia ka fonde të parëpfillshme për ti ardhur në ndihmë një kategorie të madhe të njerëzve të varfër në Tropojës. Me reformën territoriale, pushteti local jo vetëm nuk ka fituar pavarësinë, por i janë cunguar edhe më shumë fondet nga qeverisja qendore”.
“Në Tropojë në mbi 2 vite e gjysëm qeveria nuk ka asnjë nisëm apo program konkret për të ulur varfërinë dhe mungesën e shpresës. Ministritë e Cështjeve sociale dhe të Arsimit flasin për shkolla profesionale dhe punësim në profesione të lira, por Tropoja nuk ka as edhe një punishte fasonësh, agrobiznesi, apo industri minerare që të punësojë të rinj, burra dhe gratë. Ndërkohë cmimet e larta të energjisë dhe taksat e kanë bërë të pamundur ekzistencën e bizneseve në Veri dhe Verilindje të vendit”-.u shpreh znj. Hajdarmataj

Ndërkohë me mbështetjen e Fondacionit të Katarit u shpërndanë pako ushqimesh tek afro 100 familje ne varfëri të plotë, mes të cilëve dhe të moshuarve në vetmi.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: