Deputetja e PD-së Andia Ulliri, e pranishme në protestën e banorëve të Bashkisë së Krujës, tha se lëvizja e lirë është e drejtë kushtetuese.
Ulliri theksoi se institucionet duhet të kishin dhënë një përgjigje për banorët, që kanë 2 muaj që kërkojnë të drejtën kushtetuese në diell e në vapë.
“Lëvizja e lirë është e drejtë kushtetuese. Kjo rrugë është bërë mbi pronat e qytetarëve të Bashkisë së Krujës. Institucionet duhet të kishin dhënë përgjigje që në fillim.
Kjo nuk është protestë politike, jemi bashkuar për qëllim tonë. Sot bëhet fjalë për mbijetesë, e kjo ndodh më 2024. Protesta do ndalet kur të ketë një përgjigje”, tha deputetja Ulliri.
(Balkanweb)