Vajza e një dhjaku ka hedhur akuza të rënda ndaj përfaqësuesve kishtarë të Wurzburgut, për detyrim të marrëdhënieve seksuale, shkruan një artikull i botuar së fundi nga Der Spiegel.

Ajo sot është 44 vjeç dhe akuzon një klerik se në 1988, në kishën e Himmelspforten, e kanë detyruar për seks oral. I akuzuari hesh poshtë pretendimet, ndërsa kriminologu, Klaus Laubenthal, i sheh si të mundshme shpërdorimet, përcjell botasot lajmin e Der Spiegel. “Ka të dhëna të shumta se zonja 44-vjeçare ka qenë pjesë e keqtrajtimeve seksuale,” thotë Laubenthal, duke shtuar se për këto prova është njoftuar edhe peshkopi Friedhelm Hofmannnga në mars 2014.

Momentalisht aktakuza prej 1300 faqesh i është dorëzuar Prokurorisë, e cila, do shqyrtojë rastin institucionalisht.

Kryepeshkopi Hofmann në fund thotë se “ju besoj plotësisht juve,” duke ia kthyer shpinën kolegut të akuzuar për shpërdorim detyre.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: