Refik Halili shprehet i sigurt se Tirana këtë herë do të thyej tabunë në derbi. Jo vetëm presidenti i bardhebluve por të gjithë në shtëpinë e 24 herë kampionëve besojnë se ky është viti i duhur, momenti i duhur për të thyer Partizanin. Tirana zbret në fushë me stofin e ekipit favorit, diçka që ka ndodhur rrallë në vitet e fundit, ky është një derbi që duhet fituar me çdo kusht për të mbajtur të gjallë ëndrrën titull dhe për të shlyer më në fund borxhin me tifozët e tyre fantatik.

Osmani
Osmani

Trajneri Mema dhe stafi drejtues po përgatisin këtë derbi deri në detajin më të vogël, të gjithë lojtarët janë në dispozicion, përjashto këtu Idriz Bathën. Mesfushori shihet si titullarë fiks, një lojtarë me karakteristika të veçanta të cilin Mema e kërkon me çdo kusht në formacion por gjendja e tij fizike nuk është optimale. Batha vazhdon të stërvitet i diferencuar, ka ende shqetësime në kavilje, aktivizimi i tij pritet të vendoset vetëm në moment e fundit.

Vangjeli
Vangjeli

Balotazhet janë të shumtë edhe në prapavijë ku Vangjeli dhe Imami luajnë për një fanellë titullari. Në mesfushë, Torasa, Karabeci dhe Çelhaga luajnë për dy fanella titullari, gjithnjë nëse Batha nuk ia del. Në sulm Ngoo pritet të jetë titullar, në sfidën kundër Kukësit shfaqi një formë të mirë ku ishte nga të paktët lojtarë që bëri gjithçka për të rikthyer bardheblutë në lojë.

Ngoo
Ngoo

Në dilemë mbetet edhe kush do të luaj titullarë në krahun e majtë të sulmit, Kale apo Halili. Gjatë seancës së fundit stërvitore, Mema është ndalur në më shumë se një herë duke këshilluar Kobina, i cili shihet po kalon një moment shumë të mirë dhe shihet si njeri kyç në formacion e Memës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb