Nuk mund të mungonte reagimi post-derbi i zv/kryeministrit të Shqipërisë dhe tifozit të kuq, Erion Braçe.

Braçe ka bërë moviolën e ndeshjes dhe pretendon për një penallti të padhënë për Partizanin, ku shikohet në zonë prekja me dorë e topit nga ana e një lojtari bardheblu. Braçe akuzon kryesorin Jorgji, por edhe mediat e analistët, se kanë heshtur te ky episod dhe i quan ata “Ajnshtajnë”, duke ironizuar edhe me koreografinë e ultasve të Tiranës!

Ja videoja që poston në Instagram

 

View this post on Instagram

 

PO KJO C’ESHTE? E PATE APO BENI SIKUR NUK E PATE? KANE NDRYSHUAR RREGULLAT DHE NE NUK DIME GJE AKOMA? Prekja me dore te larguar nga trupi brenda zones vijon te ndeshkohet me #PEEEEEENAAAAALLTIIIIIIII! Ku eshte #Einstein (Aishtajn) ketu? Duhet te ishte #Jorgji, Enea Arbiter dhe, ishte mu perballe lojtarit dhe dores se ngritur lart qe prek e pret topin! Po mire, po 12 kamera e 18 gazetare, analiste e te tjere si nuk e pane?! Po keta pane berrylin e Trashit ne ndeshjen me Flamurtarin dhe mire bene qe uleriten per paaftesine e arbitrit; Madje pane dhe nje goditje kendi te padhene ndaj Flamurtarit dhe shpallen kamikaz arbitrin! Po kete pse e fshihni?! Shiheni edhe nje here, nuk ka as tym, eshte kthjellet o gazetari i madh! Eshte apo nuk eshte penallti?! Aman thuajeni me ze qe te qeshe gjithe dynjaja.

A post shared by Erjon Brace (@erionbrace) on

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb