Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të ndërpres çdo aktivitet futbollistik në program për tu zhvilluar këtë javë, në shenjë sensibilizimi për të prekurit nga kjo fatkeqësi i jashtëzakonshme. Të gjithë aktorët e futbollit në vend, në një formë apo në një tjetër, janë përpjekur të ndihmojnë familjet e prekura nga tërmeti shkatërrimtar. Klubi i Partizanit, përveç fushatës sensibilizuese për të grumbulluar ndihma, ka marrë një hap konkret, një nismë shumë të madhe për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti.

Stadiumi
Stadiumi

Klubi i kuq ka paraqitur një kërkesë zyrtare pranë FSHF-ës, jo vetëm që derbi i kryeqytetit të zhvillohet në stadiumin e ri kombëtar, por ideja e tyre është që të gjithë të ardhurat e fituar nga shitja e biletave të shkojnë për të familjet e prekura. Drejtuesit ia kanë komunikuar këtë vendim FSHF-së dhe kjo nismë solidarizuese është mirëpritur nga institucioni i futbollit. Partizani kërkon nga ana e FSHF-ës vetëm një lehtësi, të mos paguajnë taksën për zhvillimin e ndeshjes në këtë impiant.

Ultras Guerrils Ne Derbi
Ultras Guerrils Ne Derbi

Kjo kërkesë e klubit kryeqytet pritet të aprovohet nga drejtuesit e FSHF-ës, të cilët nga ana e tyre kanë shprehur vullnet maksimal për t’iu gjendur pranë familjeve të prekura nga tërmeti. Mbetet ende për tu përcaktuar se kur do të zhvillohet derbi i tretë sezonal, ndeshja e cila ishte në program për tu zhvilluar më 5 dhjetor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb