Derbi i kryeqytetit pritet të zhvillohet në një atmosferë të zjarrtë teksa interesimi për të parë live këtë sfidë është jashtëzakonisht i madh. Stadiumi “Selman Stërmasi” pritet të jetë në kapacitet të plotë për ti dhënë dhe më shumë ngjyra ndeshjes më të rëndësishme të futbollit shqiptar, Tirana-Partizani. Klubi bardheblu, si organizator i këtij derbi, ka publikuar në faqen zyrtare në “Facebook” çmimin e biletave për këtë sfidë e cila do të zhvillohet të dielën në orën 19:00.

Biletat
Biletat

Tifozët bardheblu do të kenë në dispozicion 6271 bileta ku në tribuna çmimi shkon nga 2000 në 3000 mijë lekë ndërsa në sektorët e tjerë të stadiumit bileta për tifozët bardhebu është 400 dhe 500 lek. Tifozët e Partizanit do të kenë në dispozicion 1818 bileta ku në tribunë çmimi është i njëjtë me tifozët e Tiranës ndërsa në sektorin ku akomodohet tifozeria ultars çmimi është 500 lek, çmim ky i njëjtë me derbin e fundit, ku organizator ishte klubi i Partizanit. Shitja e biletave do të vazhdoj deri ditën e diele në orën 19:00.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb