Tirana dhe Partizani janë ndarë në një barazim të bardhë në derbin e 152-të të historisë, një rezultat 0-0 që më shumë i bën punë të kuqve të përfshirë në luftën për titullin kampion, pasi u lejon ta rrisin përkohësisht diferencën me Kukësin ndjekës në 9 pikë, ndërsa Tirana, tashmë shumë e shkëputur nga zona e mbijetesës, luajti një ndeshje për t’u admiruar.

Sidomos në pjesën e parë, kur bardheblutë ishin rreshtuar më mirë dhe e vunë në presion Partizanin. Tirana funksionoi më mirë nga krahët dhe mori mesin e fushës duke rrezikuar ndjeshëm në sidomos me anglezin Majkëll Ngo. Në minutën e 24-ët, Ngo gjuan bukur me kokë pas një harkimi nga e djathta, e cila u ndal në mënyrë të shkëlqyer nga Alban Hoxha. Kapiteni i kuq do të fitojë një tjetër duel me shtatlartin e sulmit bardheblu në minutën e 30-të. Partizani vuan mungesën e Lorenc Trashit, ndërsa Dilaver Duka nuk jep thuajse asgjë.

Ndaj në pjesën e dytë Gega ndërhyn, duke hequr Dukën dhe spostuar Atandën në mesfushë dhe aktivizon Lum Rexhepin në mbrojtje. Nga ana e tij Mema e nis me të njëjtin formacion. Por Partizani shfaqet më mirë në pjesën e dytë, ndërrimet japin efekt, por loja sulmuese nuk jep produktivitet. Në minutën e 55-të të kuqtë humbasin Idrizajn pas një dëmtimi të rëndë të gjurit dhe në vend të tij aktivizohet Kalari, ndërsa Mema largon Kobina dhe fut DokënNë minutën e 80-të Partizani iu afrua golit me Bruno Telushin, gjuajtja e të cilit ndalet nga shtylla. Duhet theksuar loja fizike dhe ndërhyrje të forta, të cilat tolerohen nga Enea Jorgji, që nga ana e tij bën një arbitrim tipik anglez. Por pavarësisht se do të luhet deri në minutën e 100-të, gola nuk do të ketë dhe skuadrat do të ndahen me rezultatin 0-0, duke marrë secila nga një pikë. Partizani vijon kryesimin duke u ngjitur në kuotën e 50 pikëve pas javës së 24-ët, ndërsa Tirana vijon në vendin e shtatë, tashmë në kuotën e 29 pikëve.

  • foto galeri
  • foto galeri

DËMTOHET RËNDË IDRIZAJ, LARGOHET ME AMBULANCË NGA STADIUMI

Partizani ka pësuar një humbje të madhe në këtë fillim pjese të dytë, teska pas një përplasjeje, Hektor Idrizaj dëmton keq gjurin e djathtë në minutën e 58 dhe transportohet me urgjencë për në spital.

Në vend të tij hidhet Renaldo Kalari.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

PJESA E PARE MBYLLET PA GOLA

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura pjesa e parë e ndeshjes Tirana-Partizani. Bardheblutë e Ardian Memës kanë zhvilluar një fraksion loje më të mirë, ku i kanë marrë mesfushën kundërshtarit dhe i janë afruar golit në dy raste me Majkëll Ngo. Shtatlarti ka goditur dy herë me kokë, por në të dyja momentet ka gjetur të përgatitur Alban Hoxhën. Te skuadra e Gegës defiçitet kanë qenë të mëdha në këtë pjesë të parë, ndërsa mbetet të shohim sesi do të reagojnë ekipet në pjesën e dytë.

FORMACIONET

Whatsapp Image 2019 03 01 At 17.19.46
Whatsapp Image 2019 03 01 At 17.19.46

Janë zbuluar dhe formacionet e dy skuadrave, Tiranës dhe Partizanit, që në orën 18:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” do t’i japin jetë derbit të 152-të në histori.

Trajneri Ardian Mema ka zgjedhur të luajë nga minuta e parë me Kobina duke lënë në stol Albi Dokën, referuar dhe paraqitjeve të mira të afrikanit në ndeshjet e fundit

Nga ana tjetër, trajneri Skënder Gega ka lënë në stol Rexhepin, duke kthyer në prapavijë Atandën, ndërsa Idrizaj që vendin e Trashit të skualifikuar. Nga minuta e parë dhe Duka e Mensah.

Tirana: Abibi, Hoxhallari, Kërçiku, Turtulli, Imami, Karabeci, Maveje, Kobina, Greca, Hasani, Ngo

Trajner: Ardian Mema

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Belica, Atanda, Ibrahimi, Telushi, Mala, Duka, Mala, Asani, Bardhi

Trajner: Skënder Gega

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb