TIRANË – Tifozët e Tiranës në morinë e koreoografive dhe këngëve nuk kanë harruar që të thumbojnë tifozin special të Partizanit, deputetin socialist, Erjon Braçe. Zyrtari i lartë i Partisë Socialiste njihet si një tifoz special dhe nuk mungon asnjëherë në sfida të kësaj rëndësie si kjo e derbit të kryeqytetit që luhet në “Selman Stërmasi”.

Grupimi “Tirona Fanatics” së bashku me të pranishmit e tjerë kanë thirrur në kor këngën e tyre më të “preferuar”: “Erion Braçe bilbilu…la la la”.

Ky është një refren që thirret prej tyre pothuajse çdo takim ku dy skuadrat e kryeqytetit, Tirana e Partizani përballen me njëra-tjetrën. E kjo për shkak të qëndrimeve aspak miqësore që Braçe ka mbajtur ndaj tifozëve të ekipit të Tiranës.

(er.ko/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb