Deri i kryeqytetit, Tirana-Dinamo City, në mungesë të një terreni, në mënyrë absurde u spostua në Vlorë. Fillimisht klubi i Tiranës, si klub organizator, njoftoi se takimi më i rëndësishëm i javës së 9-të do të luhej në stadiumin “Flamurtari” në orën 17:00, por Federata Shqiptare e Futbollit publikoi këtë të premte kalendarin dhe datat për këtë javë ku bie në sy një ndryshim i orarit, me derbin që tani do të luhet në orën 14:00.

Sigurisht që spostimi i këtij takimi në Vlorë, dhe ndryshimi i axhendës e bën shumë të vështirë që tifozë nga dy ekipet të ndjekin nga pranë ekipet e tyre.

Kalendari
Kalendari

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb