TIRANË

“Kështjella e Kuqe” duket se nuk ka rivalë në Superligën shqiptare. Në sfidën e sotme, skuadra e Skënder Gegës ka triumfuar me përmbysje 2-1 në derbin e kryeqytetit përballë Tiranës. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa vendin e tyre e morën kartonët, ku arbitri akordoi 5 të tillë, 2 për Partizanin dhe 3 për Tiranën.

Pjesa e dytë nisi furishëm për Tiranën, pasi në minutën e 50’  djali i presidentit, Grent Halili shënoi për bardheblutë duke zhbllokuar shifrat në 0-1. Gëzimi në radhën e Tiranës në “Selman Stërmasi” nuk zgjati shumë, pasi Rubin Hebaj shënoi golin e baraspeshës teksa po luhej minuta e 66’ e derbit të kryeqytetit.

Minutat e mbetura prodhuan lojë dhe raste, por shpresa e Partizanit sot ishte Hebaj.  Talenti i të kuqve  tundi rrjetën me golin e dytë, duke hipotekuar dopietë në derbin e 151-t në histori. Partizani me këtë fitore renditet në krye të Superligës me 34 pikë, ndërsa Tirana mbetet në kuotën e 11 pikëve.

Hebaj
Hebaj

Derbi i kryeqytetit në sfidën e sotme ka një dallim të madh sa i takon pikëve  të grumbulluara, pasi Partizani renditet në krye të Superligës me 34 pikë, ndërsa Tirana ndjek me marsh të avashtë me 23 pikë diferencë.

Skuadra “Bardheblu” e nisi takimi me më shumë vrull, por llogaritë nuk i dolën sipas pritshmërive, pasi Albana Hoxha mbajti të paprekur kuadratin në 45 minutat e para.

Skuadra e Partizanit ndiqet në vend të dytë nga Skënderbeu, i cili renditet në kuotën e 30 pikëve me një ndeshje më pak, ndërsa vendi i tretë në kampionatin shqiptar mbahet nga Teuta me 25 pikë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Formacionet në fillim të sfidës:

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Telushi, Asani, Mensah, Mala, Bardhi. Trajner, Skënder Gega.

Tirana: Abibi, Imami, Hoxhallari, Atinga, Doka, Mauexhe, Karabeci, Daja, Hasani, Halili, Sentamu. Trajner Ardian Mema.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb