Derbi është një sfidë unike, një sfidë që luhet për krenari, luhet se kush do të dominojë kryeqytetin, në fushë derbi shpesh nuk luhet por fitohet. Kjo është një ndeshje që kërkohet të fitohet me çdo kusht, mbi të gjitha për tifozët që gjithnjë janë pjesa më e bukur e një ndeshje derbi.

Në mungesë të një futbolli tërheqës në fushë, kanë qenë pikërisht ata, tifozët të cilët e kanë zbukuruar këtë takim, i kanë dhënë ngjyra. Kur na ndajnë më pak se 24 orë nga starti i ndeshjes më të rëndësishme të futbollit shqiptarë, interesimi është i jashtëzakonshëm.

Vetëm ditën e djeshme janë shitur 4 mijë bileta. Sektori D1 dhe D2 ku do të qëndrojnë “Tirona Fanatiks”, tifo grupi me i famshëm bardheblu është i gjithi i rezervuar, 1500 bileta janë vendosur në dispozicion në “Tirona Fanatiks”. Gjithashtu edhe biletat në Tribunën A1 dhe A2, sektor ku qëndrojnë tifozët e Tiranës janë shitur.

Klubi i Tiranës ka bërë me dije se ka shpërndarë 1500 bileta për tifozët e Partizanit të cilët do të vendosen në sektorin B1, B2 dhe në Tribunat H1 dhe H2. Shitja e biletave vazhdon edhe ditën e stome, sportelet do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19.00.

Me këtë ritme parashikohet që stadiumi “Selman Stërmasi” për sfidën e së enjtes të jetë në kapacitetin e tij të plotë.

(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: