Guardiola humbet një nga pjesët më të rëndësishme të skuadrës së tij në prag të derbit që mund të vlejë titullin kampion. Siti ndeshjet me Junajtidin ditën e nesërme, ndërsa trajneri spanjoll ka nisur të bëjë llogaritë pa ndërkombëtarin belg, që u dëmtua në sfidën e fundit në kampionat kundër Totenhemit.

“Është një dëmtim muskulor. E kemi ndjekur ditë pas dite, por De Brujn nuk është gati për nesër. Ai ka pasur dy apo tre dëmtime muskulore si pasojë e problemit në gju. Të shpresojmë që ai të luajë një apo dy ndeshje deri në fund të sezonit,” u shpreh Guardiola në konferencë për shtyp.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb