Fitorja në derbi ka karikuar në maksimum ambientin në shtëpinë e kuqe. Ajo fitore përballë Tiranës ndryshoi edhe një herë balancat në Superligë duke rikthyer Partizanin në garë për titull, një fitore që më shumë i ka shërbyer trajnerit për të bashkuar edhe një herë grupin. Kalendari i rezervon të kuqve një tjetër pengesë të madhe, transfertën përballë Teutës por çdo diskutim fillimisht kalon sërish nga derbi:

Lerda
Lerda

“Ishte shumë e rëndësishme për aspektin psikologjik së pari. Mendoj se ajo një fitore na bën të kërkojmë vijueshmërinë që në ndeshjen me Teutën”.

Durrsakët kryesojnë me meritë tabelën e klasifikimit, një kundërshtar që në fushën e vet ka treguar se di të fitojë përballë ekipeve të mëdha, kështu ndodhi javën e fundit përballë Kukësit. Lerda vlerëson maksimalisht ekipin durrsak por kjo është një ndeshje ku futet për 3 pikët:

Gjk 3097
Gjk 3097

“Janë në formë dhe renditen të parët. I respektojmë siç kemi bërë me të gjithë, por kemi besim te forcat tona. Është një nga rivalët kryesorë, por do bëjmë maksimumin të fitojmë këtë ndeshje. Pika e fortë e kundërshtarit? Teuta është mirë në mesfushë dhe në sulm. Sa i takon aspektit ofensiv ata janë një skuadër shumë e fortë”.

Franko Lerda
Franko Lerda

Gjatë konferencës për shtyp, Lerda konfirmoi se Bruno Telshi dhe Boldor janë stërvitur dhe janë rikuperuar plotësisht, ndaj Teutës pritet të zbresin në fushë si titullarë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb