Pas barazimit 0-0 me Partizanin, trajneri bardheblu, Ardian Mema ka folur përpara mikrofonit të “Supersport”, ku vuri theksin te pjesa e parë që skuadra e tij e zhvilluar dhe i vjen keq që nuk mori më shumë sesa një barazim.

A jeni i keqardhur për këtë rezultat?

Po të ishte boks do të fitonim me pikë. Jam i kënaqur me ekipin. Gjithsesi ne duhet të rregullojmë përsëri disa gjëra. Në pjesën e parë, lojtarët nuk e interpretuaan mirë pasën. Partizani u vendos shumë poshtë, ndaj nuk u shprehëm mirë.

A është sulmi që gaboi sot?

Ky është kampionat dhe unë kam ardhur në mes të kampionatit, kaq mundësi kam nëmes të sezonit. Ekipi ka ekuilibër, luajtëm mirë sot dhe shpresoj të vazhdojmë kështu.

Pjesa e parë më e mirë, pjesa e dytë ishit më të shpërqëndruar?

Në pjesën e parë dha çdo gjë ekipi. Por, Partizani është ekip i fortë dhe në pjesën e dytë, riparoi shumë mirë. Ne kemi sulmuar më shumë nga krahët. Gjithsesi nuk patëm një freski në pjesën e dytë, edhe Greca me Ngon e Hasanin ranë disi, lodhja fizike ka bërë të vetën.

Pse nuk i ktheve sytë nga stoli?

Kisha shumë dilema, pasi dhe loja ishte e tillë dhe në momente të caktuar kisha fruikë të mos bëja ndonjë gabim. Kisha frikë se mos gaboja sot.

Pse nuk goditët tek krahu i Asanit?

Ra pak ekipi dhe mbështetja e linjave nuk vinte shpejt. Gjatë ndeshjes nuk isha shumë i qetë, siç e patë ju. Ne kemi humbur shumë pasime. Kjo ngelet nga analizat që do të bëjmë me video.

Kaq e vështirë është ti shënosh Partizanit?

Të them të drejtën, donim të fiton me shpirt, por fati nuk na donte.Duhet të kishimn shfrytëzuar pjesën e parë, madje dhe me gjysëm goli siç tha Augustin Kola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb