Champions League vjen si një “varkë” shpëtimi për Milan dhe Tottenham, një shans i artë, për të ndezur një sezon ku dy klubet janë larg objektivave sezonal, mbi të gjitha kuqezinjtë. Kjo përballje shihet dhe një si një derbi mes Piolit dhe Antonio Conte-s.
Në valle është një biletë për në fazën çerekfinale, një objektiv që të dy trajnerët e dëshirojnë me çdo kusht. Nuk vijnë në kushte perfekte, mungesa të shumta, për shkak dëmtimesh dhe kartonësh. Bennacer, Dest, Ibra, Maignian, Florenzi nga njëra ana dhe Betancur, Lloris, Hojbjerg etj nga londinezët:
“Duhet një Milan në nivel të lartë. Nuk është e rëndësishme se si vijmë ne dhe ata në këtë sfidë, e rëndësishme është ta lush në maksimum. Do të jenë dy ndeshje të rëndësishme. Nuk kam luajtur kurrë në 1/8 e Champions League. Jemi përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Pioli përpara ndeshjes.
“Do të përballemi me kampionët e Italisë dhe e di sa e vështirë është të fitosh në Serie A. Ata janë treguar të jashtëzakonshëm, do të jetë me siguri një ndeshje e vështirë mes dy ekipeve që do të japin gjithçka për të kaluar më tej. Të rikthehem në ‘San Siro’ më provokon një emocion të fortë, kam kaluar dy vite intensive, të bukura”, u shpreh Conte përpara këtij takimi.
(BalkanWeb)