“Qemal Stafa” ende nuk është gati për të pritur një ndeshje të kampionatit. Ndërkombëtari i kryeqytetit mbyll sërish dyert teksa Partizani në mesjavë dhe Tirana në fundjavë duhet të shtegtojnë për të vijuar rregullisht sezonin. Të kuqtë do të luajnë të mërkurën në Fushë-Krujë me Flamurtarin sfidën e javës së 25, për shkak se tapeti i “Qemal Stafës” nuk është ende gati për të pritur një ndeshje futbolli. Madje, ky impiant pritet të mos i hapë dyert as për sfidën e javës së 26 ndërmjet Tiranës dhe Kukësit, pasi mendohet që ende fusha nuk është gati. Sfida që parashikohet për t’u luajtur më datë 7 shkurt është vetëm 5 ditë larg derbit të shtyrë Tirana-Partizani, por dyshimet janë që edhe sfida e 12 marsit të rrezikojë zhvillimin sipas programit. Përgjigja përfundimtare do të vijë nga ekspertët grekë, të cilët do të mbërrijnë në Tiranë në fillim të javës së ardhshme për të parë kushtet e tapetit të gjelbër.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb