Klubi ju vë në dijeni për mbarëvajtjen e ndeshjes së shumëpritur Derbi Tirana – Partizani. Duke ndjekur me kujdes hap pas hapi zhvillimet e orëve të fundit, por edhe dëshirën e madhe të dy tifozerive për të qenë të shumtë prezent në këtë përballje historike, klubi vendos që kjo sfidë meriton denjësisht të luhet në stadiumin “Qemal Stafa”. Një vendim, i cili mendojmë se do të mirëpritet nga i gjithë opinioni sportiv, por sidomos nga tifozeritë respektive të cilat edhe përballjen e e radhës do ta shndërrojnë në një festë të vërtet sportive. Edhe në këtë rast klubi mbështet tifozerinë e kuqe e cila kërkon të jetë sa më e shumtë në numër për të përkrahur skuadrën në përballjen ndaj rivalëve historik pas apelit që kjo e fundit bëri publik që derbi i kryeqytetit të mos luhet në stadiumin e Peqinit. Edhe në këtë rast klubi me zemërgjerësinë e tij tregon se është kundër penalizimit të tifozëve, gjë të cilën e pasqyroi edhe në derbin e fundit ku rezultoi faktor kryesor në hapjen e dyerve të stadiumit “Qemal Stafa” për tifozerinë e Tiranës edhe pse kjo e fundit vuante denimin e Disiplinës dhe treguar se jemi Partizani i Madh, njofton klubi i Partizanit në faqen zyrtare në Fb.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb