TIRANE – Policia e Tiranës ka njoftuar për devijimin e trafikut gjatë ditës së shtunë, kur do të luhet derbi i kryeqytetit, Partizani- Tirana. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, do të ketë devijim të rrugëve ku do të kalojnë grupe tifozësh për në stadiumin “Qemal Stafa”.

Mësohet se do të ketë devijim të trafikut në rrugën “Dritan Hoxha” – Sheshi “Karl Topia” – “21 Dhjetori” – “Myslym Shyri” – sheshi “Willson” – rr. “Abdyl Frashëri” – stadiumi “Qemal Stafa”.

Gjithashtu, rruga e Dibrës – rr. “Xhorxh Bush”- Rr. Papa Gjon Pali II.- stadiumi “Qemal Stafa”.
Sipas policisë, parkimi i mjeteve do të jetë i ndaluar në sheshin “Italia” dhe përreth stadiumit “Qemal Stafa”. Sheshi “Nënë Tereza” do të funksionojë si pedonale pas orës 19.00- 00.00.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb