Më në fund Lazio me sa duket ka gjetur formulën fituese, mjafton një gol i Caicedos dhe një mbrojtje “bunker” për të siguruar tre pikët, një “skemë’ e cila pati efekt edhe kundër Frosinones. Ndaj Empolit ishte një tjetër ndeshje që kryeqytetasit nuk pësuan gol, e dyta radhazi, diçka që nuk ndodhte që në fillim të sezonit, një fitore që e vendos Lazion në zonën Champions.

Ndryshe nga herët e tjera nuk u desh një “mrekulli” nga Strakosha për të ruajtur tre pikët, gjithçka u vendos në fundin e pjesës së parë me Caicedon i cili fitoi dhe shndërroi në gol në 11-metërsh:

Strakosha Nota
Strakosha Nota

Praktikisht nuk u thirr kurrë në apel gjatë 90 minutave. U pa vetëm në disa dalje jo të pa mundura për tu administruar, i del mirë, nota 6 për Strakoshën, shkruan TuttomecatoWeb.

Veseli Nota
Veseli Nota

Titullarë dhe 90 minuta në fushë për Empolin ishte dhe Frederik Veseli: Në përgjithësi zhvilloi një ndeshje të rregullt dhe pse Correa e ngacmoi jo, nota 6 për Veslin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: