Është mbyllur java e 14-të në Seria A me sfidën mes Atalantës dhe Napolit, një sfidë e cila është zgjidhur vetëm në minutat e fundit.
Ndeshja filloi mirë për Napolin i cili shënoi që në minutën e 2-të kur një kundërsulm i shpejtë i dha mudësinë Fabian Ruiz të dërgonte topin në rrjetë para Berishës titullar, ndërsa Hysaj e Gjimshitit ndiqnin takimin nga stoli.

Atalanta barazoi me anë të Zapata në fillimin e pjesës së dytë. Hysaj u fut në fushë në minutën e 73-të për t’i dhënë më shumë siguri ekpit në mbrojtje. Teksa ndeshja dukej se po shkonte drejt barazimit, sulmuesi i Napolit, Milik, i shpëtoi mbrojtjes në minutën e 85-të, dhe doli i vetëm ndaj Berishës, dhe me të majtën nuk fali nga brenda zone. Gjimshiti nuk u aktivizua fare tek Atalanta, ndërsa Hysaj u fut vetëm në minutën e 77-të.

Me këtë fitore Napoli renditet në vendin e dytë me 32 pikëve, ndërsa Atalanta mbetet në vendin e 11-të, me 18 pikë të grumbulluara.


BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: