SPANJË

Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar dhe goditur një bandë shqiptare që vepronte në këtë shtet, ndërsa në pranga deri tani kanë përfunduar 9 persona. Mediat spanjolle shkruajnë se të arrestuarit në bashkëpunim mes tyre dërgonin klandestinë dhe emigrantë nga Spanja drejt Mbretërisë së Bashkuar. Aktualisht emrat e të arrestuarve nuk bëhen me dije, por policia ka zbardhur detaje të reja nga ky operacion.

Hetimet për këtë grup nisën në vitin 2018, kohë kjo kur autoritete vendase vunë re një shtim të numrit të emigrantëve që synonin të kalonin nga Spanja drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Policia fillimisht dyshoi se kishte një sindikatë të krimit të organizuar pas rritjes së madhe të emigrantëve, kryesisht nga Shqipëria, që përdornin Spanjën si një vend tranzit për të arritur më pas në Angli.

Hetimet e agjentëve zbuluan se organizata ishte e përbërë nga dy qeliza, njëra që vepronte në Bilbao-Barakaldo-Sestao dhe tjetra që vepronte në provincat e tjera për të siguruar migrantët, qoftë nga Shqipëria ose përmes kontakteve me ndërmjetësit që jetonin në kampe afër portit të Santurcës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: