Shkatërrohet një grup italo-shqiptar që dërgonte klandestinë shqiptarë drejt Anglisë. Mediat italiane raportojnë se 8 persona kanë rënë në pranga, mes tyre shqiptarë dhe italianë.

Mësohet se grupi kishte ndërtuar një mekanizëm, ku dërgonte nga Italia drejt Anglisë shtetas shqiptarë ilegalisht, përmes pagesave.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Tower Bridge’ u bë e mundur që në Romë të arrestoheshin pjesëtarët e kësaj bande trafikimi. Ata akuzohen se kanë ndihmuar për emigracion të paligjshëm dhe falsifikim dokumentesh. Në aksionin në fjalë u përfshi edhe Policia Metropolitane në Londër.

Deri më tani nuk dihen detaje nga operacioni në fjalë, si dhe identitetet e personave të arrestuar. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur janë zbuluar raste të tilla të këtyre skemave të trafikimit të klandestinëve.
(ed.me/BalkanWe)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb