Reforma në Drejtësi e pasuar nga procesi i vetingut ka sjellë një mbingarkesë të madhe në sistemin gjyqësor në vend. Për pasojë proceset ligjore kanë një kohëzgjatje më të madhe se normalisht. Proceset e divorcit, që janë të shpeshta dhe kanë pësuar një rritje viteve të fundit, zgjasin në raste të caktuara deri në 8 vite, për të marrë një vendim të formës së prerë.
Por, për të zgjidhur këto çështje, por dhe ato të natyrave të tjera, si prona, moszbatimi i Kodit të Punës, largime nga puna, etj ka dhe një mekanizëm tjetër përveç Gjykatave, Ndërmjetësimi.
E ftuar në studion e “Koha per t’u zgjuar” në News24, Kryetarja e Dhomës se Ndërmjetësuesve, Drita Avdyli e njohu publikun me procedurat se si funksionon ky mekanizëm.
E nëse në seancat gjyqësore duhen minimumi muaj që një vendim të marrë formën e prerë, me Ndërmjetësim, proceset përfundojnë për 1 muaj dhe janë të ekzekutueshme direkt në momentin që shpallen.
Ndërmjetësimi është gjithashtu falas për shtresat e pamundura financiarisht dhe pensionistët. Avdyli iu përgjigj edhe pyetjeve të publikut.
(BalkanWeb)