Bashkimi Evropian (BE) planifikon që deri në fund të korrikut të livrojë mbështetjen financiare prej 1 miliardë eurosh për sirianët e strehuar në Turqi.
Në Bruksel mbajti mbledhjen e radhës Komiteti Administrativ përgjegjës për ndihmat (financiare) që BE-ja do të sigurojë për migrantët e strehuar në Turqi.

Në kuadër të ndarjes së barrës, në mbledhje u mor vendim për përshpejtimin e procedurave lidhur me livrimin e fondit të akorduar për sirianët e strehuar në Turqi.

Komisioneri i BE-së për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn në deklaratat që bëri për mediat pas mbledhjes tha se deri tani Turqisë i janë siguruar rreth 200 milionë euro nga 3 miliardë euro që i janë premtuar në total. Pres që shuma e livruar deri në fund të korrikut të arrijë në 1 miliardë euro, shtoi ai.

Në Samitin Turqi-BE, mbajtur më 29 nëntor 2015, Bashkimi Evropian ishte zotuar për të siguruar një fond prej 3 miliardë euro deri në fund të 2017 për ta përdorur këtë ndihmë financiare për sirianët e strehuar në Turqi.

Ndërsa në samitin e 18 marsit u mor vendimi për të ofruar edhe një fond shtesë me vlerë 3 miliardë euro deri në fund të 2018-s, në rast të harxhimit të këtij buxheti.

Në samitin e Brukselit ishte vendosur që fondet në fjalë të përdoren për financimin e projekteve që do të zhvillohen dhe realizohen me qëllim plotësimin e nevojave të migrantëve sirianë që janë vendosur në Turqi në fushën e shëndetit, arsimit, infrastrukturës, ushqimit dhe nevoja të tjera.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: