TIRANE – Nga fotot që shihni do të mendoni se bëhet fjalë për ndonjë godinë të vjetër gati për shembje. Por, jo! Ky është Reparti i Dermatologjisë te Qendra Universitare Nënë Tereza në Tiranë. Në redaksinë e BalkanWeb denoncohet situata e rëndë me lagështirën dhe amortizimin e godinës. Në fotografi duken qartë muret me lagështirë në dhomat e pacienteve dhe mjekëve. 365 dite të vitit nuk mungon myku kurse në stinët me shi, uji mund të futet lirisht nga çatia tek muret dhe të depërtojë deri në dysheme në këmbët e mjekëve e pacientëve.
Në pavioninn e Dermatologjisë paraqiten cdo ditë me dhjetra e dhjetra raste që marrin mjekimin në prezencën e mykut dhe lagështirës që vështirë se largohet dhe në ditët më të nxehta të stinës së verës.

Por dimri i sivjetshëm, i ftohtë dhe me reshje shiu të shpeshta duket se ka rënduar situatën duke dhënë këtë pasqyrë të pavionit të sëmundjeve të lëkurës..

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: