NGA ELTON DONO* KORÇË- Mbi 50 derra të butë ushqehen me plehrat e flakura në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në qytetin  e Korçës. Ky problem vijon prej kohësh, pasi banorët e zonës përreth që zotërojnë këto kafshë kanë krijuar një shteg në telat rrethues të mbetjeve, duke u futur lirisht në këtë zonë.

Sipas specialistëve të veterinarisë, në kushtet kur këta derra ushqehen me mbetje, trupi i tyre është rrezik potencial për transmetim sëmundjesh, duke qenë se është një kafshë e destinuar për mish për konsumatorin. Bexhet Dervishi, specialist në drejtorinë e Bujqësisë Korçë shprehet se kafshët që ushqehen me mbetje bëhen të rrezikshme potencialisht edhe për konsumatorin që ble mishin e tyre të therur më vonë.

Vendgrumbullimi i mbetjeve të Korçës është në varësi të bashkisë së këtij qyteti dhe rrjedhimisht edhe të sektorit të veterinarisë pranë kësaj bashkie. Por deri më sot nuk ka asnjë masë, e asnjë informacion se ku shkon mishi i këtyre derrave të ushqyer me mbetje në këtë zonë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb