Ngolo Kante, ‘motori’ i Francës, bëri një paraqitje për t’u harruar në finalen e Botërorit kundër Kroacisë.

Mesfushori i cili njihet për shpirtin e lartë të garës kishte kontribuar shumë për “gjelat” derisa mbërritën në finale, por çuditërisht dje ai zhgënjeu. Këtë e kuptoi qartë edhe trajneri Deschamps, i cili mori masat duke e zëvendësuar pak pas fillimit të pjesës së dytë.

Për paraqitjen e pazakontë të 27-vjeçarit ka shkruar sot “Le Parisien” e cila zbulon edhe arsyen. Sipas këtij burimi mesfushori i cili luan për Chelsea-n në “Premier League” ka patur probleme me stomakun, që e kanë penguar të japë më të mirën.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb