Trajneri Didier Deschamps ka planifikuar largimin nga pankina e Francës pas kupës së Botës 2026. Në një intervistë të dhënë, tekniku i njohur është shprehur se koha e tij te “gjelat” ka përfunduar.
“Kam mbaruar kohën time, në kokë kam planifikuar të qëndroj në krye të Francës deri në vitin 2026”- Tha ai.
Vlen të theksojmë se me Francën, Deschamps fitoi Kupën e Botës 2018 dhe humbi dy finale të mëdha në Euro 2016 dhe Kupën e Botës 2022
(J.S/BalkanWeb)