Kjo është historia e një gruaje që jetën ia ka kushtuar fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Vangjelia, 75 vjeç shpenzon çdo energji që ka në shërbim të fëmijëve me aftësi të veçanta. Ajo sot drejton shoqatën në ndihmë të handikapëve. Vangjelia përkushtohet në mënyrë vullnetare çdo ditë në shërbim të 15 fëmijëve.

https://www.youtube.com/watch?v=vKLPcu4FIkI

Historia e saj është e trishtë. Djali i saj ka ndërruar jetë në moshën 22 vjeçare. Edhe ai ishte me aftësi të kufizuara. Shoqata që drejton është gjithçka që Vangjelia ka.

https://www.youtube.com/watch?v=kmzUZi7Rz1M

Është motivi i saj i përditshëm. Janë këta fëmijë që i kanë ndryshuar jetën. Thotë se do ti ndihmojë këta fëmijë derisa të ketë frymë.

Familje E Varfer
Familje E Varfer

“ Kjo shoqatë për mua është jeta, është gjithçka. E ndjej si obligim për shpirtin e fëmijës tim. Do u qëndroj gjithmonë afër. Unë kujdesem për këta fëmijë. I laj, i ndërroj, i ushqej. Këta fëmijë i kam ngushëllim. Qëkur djali im vdiq, do vazhdoj të jem në shërbim të tyre, deri në fund. ” shprehet ajo.

Me tej ajo shton se në qendrën që drejton, fëmijët merren me aktivitete në disa klasa dhe ushqehen falas.

“ Këtu i ndajmë fëmijët në klasa. Kemi klasën e pikturës, klasën ku mësojmë si të qepim, mësojmë të lexojmë abetaren, krijojmë lojëra për të zhvilluar aftësitë e fëmijëve. Bëjmë madje edhe punime të ndryshme artizanale, punojmë me shtiza. Në kuzhinë mësojmë të gatuajmë. Këtu mbështesim familjet, u lehtësojmë hallet disi. Fëmijëve u sigurojmë drekën falas.” thotë Vangjelia.

Por gjithçka që ka kjo qendër është krijuar në bazë të kontributit vullnetar të Vangjelisë. Kuzhina nuk ka kushte të mira. Mungon edhe një lavatriçe.

Per Nderin Familjet
Per Nderin Familjet

Vangjelia na thirri jo për të kërkuar ndihmën tonë për të plotësuar nevojat që ka qendra por të përcjellë një mesazh të rëndësishëm. “Unë kërkoj të sensibilizoj opinion publik, kërkoj që sipërmarrësit të ndihmojnë këtë kategori njerëzish” kjo është dëshira e Vangjelisë.

“Shqiptarët për shqiptarët” ka ndihmuar disa familje në nevojë. Këto familje me shumë vështirësi sigurojnë bukën e gojës. Historitë e tyre trishtojnë kur shikon që fëmijët e mitur shpesh flenë dhe gdhihen të pa ngopur. Dëshirat e fëmijëve të trondisin ata duan veç ushqim.

Familja Kamberi prej 5 anëtarësh jeton me qera në një dhomë në zonën e ish Kombinatit, një ambient i papërshtatshëm për jetesë. I vetmi burim të ardhurash për familjen është rroga e Ilirit i cili punon në riciklimin e mbeturinave në Landfillin e Sharrës.

“Marr vetëm 130 mije leke te vjetra, tek riciklimi, nuk ja dal dot. Fëmijet duan kushte, më duhet të paguaj qiranë, shkollën, kopshtin. Vetëm 5 mijë leke më teprojnë. Nuk kam të ardhura nuk kam ca të bëj”  thotë gruaja. Shkurta ka kryer 6 operacione, njërën veshkë e ka hequr dhe tjetrën e ka të dëmtuar. Ajo ka dëshirë që të punojë, por e ka të pamundur pasi shtrohet herë pas here në spital. Dy vajzat shkojnë në shkollë, ndërsa djali i vogël në kopësht. “Shkoj në shkollë ndonjëherë marr bukë ndonjëherë nuk marr, kam vëllanë e vogël. Nuk kemi lekë për ta paguar” shprehet vajza e familjes. Dëshirat e tyre të trondisin.

Ndihmat
Ndihmat

“Dua që të marr më shumë ushqim me vete për në shkollë. Dua që edhe vëllai i vogël të marri bukë. Ndonjëherë nuk na del ushqimi në shtëpi, doja të kishim më shumë bukë.

FAMILJA SHAHAJ

7 anëtarët e familjes Shahaj jetojnë në një dhomë në zonën e “Shkollës së Bashkuar”. Shtëpia është e kunatës së Florindës e cila një ditë do të kthehet dhe do t’i duhet shtëpia. Do jem rrugëve. Familja jeton me të ardhurat që përfiton djali i tyre autik. “Jetoj me 200 mijë lekë të djalit”. Kanë nevojë për gjërat më bazike, jetojnë në kufijtë e mbijetesës. “Kam nevojë për ndihmë, rroba ushqim, më kërkojnë fëmijët bukë para se ti vinit ju nuk kam me çfarë ti ushqej. Dje fëmijët kanë ngrënë patate të ziera”

FAMILJA ARAPI

Familja Arapi prej 4 anëtarësh nuk kanë një shtëpi të tyren. Silvana bashkë me fëmijët jeton në shtëpinë e Gjyshes së bashkëshortit, e cila i ka strehuar pasi nuk kanë ku të shkojnë.

Familja jeton me pensionin e djalit i cili është me aftësi të kufizuara.  “Të ardhura nuk kemi, djali është autik, burri është pa punë, shtëpi nuk kemi”

FAMILJA HARIZI

Familja Harizi jeton në një banesë në kushte të mjerueshme në Kamëz.

Kjo shtëpi  një katëshe është ndërtuar para 60 vjetëve dhe nuk është rikonstruktuar asnjëherë. Jetesa këtu  është shumë e vështirë, çdo vit përmbytet nga rreshjet e shiut pasi është nën nivelin e rrugës.  Ambientet e brendshme janë të pabanueshme, shtëpia ka lagështirë dhe tavani i banesës është duke rënë.

“Vit për vit përmbytemi, mbledh ndonjë hekur për bukën e gojës. Lutemi që mos të bjerë shi” thotë kryefamiljari. Më vjen keq kur i shikoj fëmijët. Shtëpia është mbushur me buburreca. Bashkëshortja e Besimit është diagnostikuar me depresion dhe herë pas herë është në gjendje të rënduar.

Familja përballet çdo ditë me frikën se shtëpia do iu marr jetën, përballen me urinë, varfërinë, problemet shëndetsore.

Një akt sa human aq dhe solidar kanë bërë disa studentë nga “Universiteti Ndërkombëtar i Stugës”. Ata kanë ndjekur emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, janë organizuar të gjithë bashkë, kanë mbledhur para dhe kanë blerë ushqime për njerëzit në nevojë. Në një banesë që vizituan dhe çuan ushqime , një burrë i emocionuar i prekur nga gjesti i studentëve tha “U meka fare, vijnë studentë që nga Maqedonia dhe bëjnë bamirësi?”

Studenti: Kemi ardhur tu ndihmojmë me ushqime në prag të festave.

Studentja: U ndjeva sikur ata janë motrat dhe vëllezërit tanë, jemi emocionuar shumë nga këta njerëz. Nuk kisha takuar më parë njerëz të tillë, kaq të varfër.

Një tjetër grua tha “ Jam shumë e prekur, më duket një ëndërr, ju ma mbushët shtëpinë plotë”

Studentët ndihmuan dhe familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara në qendrën e zonjës Vangjeli e cila nga ana e saj i ka falënderuar.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb