Në emisionin me “Zemër të Hapur” në News 24 me autore Evis Ahmetin është trajtuar historia e një 39-vjeçareje që sot jeton jashtë kufijve shqiptar, pas një jete të mbushur me peripeci dhe sfida që nga mosha 16-vjeçare.
Ajo ka ndarë me redaksinë e emisionit përjetimet e saj, duke nisur nga largimi nga shtëpia e familjes, për të gjetur strehë te një burrë më i madh në moshë, i cili ishte i divorcuar dhe baba i tre fëmijëve.
Gjatë lidhjes me të, 39-vjeçarja solli në jetë një vajzë, e cila sot është një balerinë profesioniste që jeton dhe punon jashtë Shqipërisë. Sot, e rritur dhe e suksesshme, ajo ka një kërkesë shumë të ndjerë, të njohë motrën dhe vëllanë e saj dhe të ketë një marrëdhënie me to.
Ajo shtoi se në fillim, ajo nuk kishte qëllime romantike, por thjesht dëshironte ta ndihmonte atë me punët e shtëpisë, pasi ai punonte me orë të vonë, por pas një kohe, ai filloi të shprehte ndjenja për të.
Megjithatë, ai kishte fshehur faktin që ishte baba i dy vajzave, dhe vajza më e vogël kishte moshën e saj. Ky detaj shtoi një tjetër dimension në marrëdhënien e tyre, pasi familja e tij nuk e përkrahte këtë lidhje. Sidoqoftë, ajo tregon se kishte ndjenja të forta për burrin dhe i është shumë mirënjohëse për gjithçka që ajo ka mësuar dhe ka kaluar nga kjo marrëdhënie.
“Unë kam ikur nga shtëpia në moshën 16 vjecare sepse kisha disa probleme. Kam njohur babanë e fëmijës dhe kam jetuar me të. Unë nuk dëshiroja të kisha një marrëdhënie sentimentale me të, por shkova ta ndihmoja me punët e shtëpisë sepse ai punonte me orë të vona. Dëshiroja të kisha një strehim prandaj e ndihmoja. Kohë më vonë filloi të tregonte se kishte ndjenja kundrejt meje. Ai ishte i divorcuar por nuk më kishte treguar se ishte babai i dy vajzave. Vajza e tij e vogël kishte moshën time. Jam njohur edhe me familjarët e tij. Ato nuk kanë qënë shumë dakord me marrëdhënien tonë. Unë kam pasur ndjenja kundrejt tij. I jam shumë mirënjohëse dhe kam shumë respekt”. tha ajo
Më tej 39-vjeçarja shtoi se pas disa peripecive dhe vështirësish, marrëdhënia e saj me të përfundoi kur ai e kërkoi të largohej nga shtëpia, për shkak të përplasjeve me vajzat e tij, të cilat e ofendonin vazhdimisht. Pas ndarjes, ajo mori vesh se ishte shtatzënë dhe kishte tre muaj që e kishte zbuluar. Ai refuzoi të pranonte atësinë e fëmijës për shkak të frikës nga opinioni.
Pavarësisht nga vështirësitë dhe largësia, ajo nuk e ka humbur lidhjen me vajzën pas braktisjes dhe ka vizituar atë në Fshatin SOS. Vajza ka kërkuar gjithmonë të dijë më shumë për babain e saj dhe për origjinën e saj. Gjatë këtyre viteve, ajo ka arritur të përmirësojë marrëdhëniet me familjen e saj, por ëndrra e saj e vërtetë është ribashkimi me vajzën dhe krijimi i një familje.
Përpjekjet e saj janë të fokusuar te ribashkimi me vajzën dhe realizimi i ëndrrës për të pasur një familje të plotë, pas kaq shumë vitesh ndarje dhe përpjekjesh.
“Marrëdhënia jonë përfundoi sepse vajzat e tij vizitonin shtëpinë dhe ai më kërkonte të largohesha pasi nuk dëshironte të kisha përplasje me to .Vajzat e tij gjithmonë më kanë ofenduar. Pas largimit nga shtëpia mora vesh se isha tre muajshe shtatzënë. Ai nuk e njohu atësinë e vajzës sepse kishte frikë opinionin. Pasi linda vajzën në spitalin e Tiranës ai erdhi ta shikonte fëmijë. Ishte shumë e vështirë ta braktisja vajzën në fshatin SOS.Unë dëshiroj të ribashkohem me vajzën time dhe të krijoj një familje pasi është endra ime. Nuk e kam humbur kurrë marrëdhënien me vajzën pasi kam shkuar dhe e kam vizituar në fshatin SOS. Ajo kërkonte të dinte për babanë e saj.Fatmirësisht kam rregulluar edhe marrëdhëniet me familjarët e mi. Vajza ka telefonuar dhe ka kërkuar të takojë motrën por ato e kanë mohuar duke i thënë se nuk kanë asnjë motër me të njëjtën mbiemër.” përfundoi 39-vjeçarja
(BalkanWeb)