Carlo Ancelotti, tekniku i Real Madrid preku tema të ndryshme, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Ëndrra ime ishte të isha trajner i Liverpool-it, por më pas e gjeta veten te Everton dhe përjetova rivalitetin e tyre, dhe tani jam absolutisht një tifoz i Evertonit. Më pëlqeu shumë atmosfera, sepse ka një pasion spektakolar për ngjyrat. Vini re edhe vuajtjet që ka tifozi për Liverpoolin, i cili për shumë vite dhe sot është më i miri në Premier League”.
Për kalimin te Real Madrid: “A isha i befasuar kur Florentino Pérez më thirri? Në fakt, i thirra unë. Një vit më parë kisha folur me ta për të parë nëse ata kishin ndonjë lojtar në dispozicion për ne dhe te Everton kishim nënshkruar me James Rodriguez. Vitin pasues e kuptova se ata po kërkonin një trajner dhe duke folur me drejtorin thashë se duhej të merrnin një të mirë”.