Një prej problematikave që prek çdo moshë sidomos kohët e fundit është obeziteti. Sipas specialistëve, konsumi i ushqimeve kalorike dhe të pasura në sheqer sjell dëmtimin e enzimave përthithëse të insulinës në trup duke shkaktuar shtim të madh në peshë. Një ndër zgjidhjet për këtë problem është edhe ndërhyrja kirurgjikale e baipasit gastrik.

Doktor Celep Bahadir , pranë Spitalit Hygeia pas një operacioni të suksesshëm me pacienten e tij na informon mbi këtë ndërhyrje dhe na tregon se kur duhet të kryhet ajo e gjithashtu kujdesin që duhet treguar përpara se të vendosim për të ndërmarë këtë hap.

“Operacioni ishte mbi një rast obeziteti, pacientia erdhi  me një indeks të masës trupore 45 gjë që tregon se duhej të kryente ndërhyrjen. Ajo kishte provuar disa mënyra për të humbur peshë por pa rezultat, e kështu iu nënshtrua ndërhyrjes së baipasit gastrik. Pacientes iu shpjeguan avantazhet dhe disavantazhet e këtij operacioni dhe ajo vendosi të kryente ndërhyrjen.

Ky operacion këshillohet  tek pacientët të cilët kanë indeksin e masës trupore mbi 40. Përgatitja përpara operacionit është gjithashtu shumë e rëndësishme. Duhet të konsultohemi për pjesën endokrinologjike, kardiologjike, pulmonologjike, mentale ,anesteziale dhe gastrointensinale. Nëse nuk kryejmë këto konsulta mund të kemi komplikacione për këtë arsye ky proçes duhet të jetë shumë strikt.”- thotë Prof. Asc. Dr. Celep Bahadir, Kirurg Onkolog e Senolog

Ushqehuni shëndetshëm dhe tregoni kujdes me kaloritë, e gjithashtu kujdesuni të kryeni analizat e duhura në kohë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb