“Ky qytet është dëshmia më e fortë e vitalitetit të një kombi të paepur për liri dhe dinjitet kombëtar”. Ky është impresioni i presidentit Ilir Meta për kryeqytetin polak, Varshavën, ku ka shkuar për vizitë pas 18 vitesh.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta theksoi se ndihet krenar për marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa shprehu mirënjohje për turistët polakë që vizitojnë Shqipërinë.

“Kënaqësi të rikthehesha në Varshavë pas 18 vitesh. Ky qytet është dëshmia më e fortë e vitalitetit të një kombi të paepur për liri dhe dinjitet kombëtar.

80 vite më parë filloi një luftë barbare që e ktheu në rrënojë totale një nga qytetet më të bukura të kontinentit. Por përsëri Varshava është një kryeqytet impresionues që nuk ndalet së zhvilluari. Krenar për marrëdhëniet tona të shkëlqyera në të gjitha fushat dhe mirënjohje e veçantë për turistët polakë, të cilët vijnë duke u shtuar çdo vit në brigjet dhe malet tona.?????”, shkruan Meta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: