TIRANE – Ardit Gjoklaj, 17­vjeçari që gjeti vdekjen në landifillin e sharrës ka qenë i punësuar në të zezë nga kompania 3R që administrohej nga personi i shpallur në kërkim Edurim Teqja.

Ky është pohimi i Dëfrim Hakramës, përgjegjësit të turnit në landfillin e Sharrës, natën kur gjeti vdekjen 17-vjeçari Gjoklaj. Para prokurorit Julian Zonja dhe në prani të avokatit, i dyshuari Hakrama ka treguar me detaje për punësimin e 17-vjeçarit, Gjoklaj.

Ai i ka thënë hetuesve, se kishte mbi 40 ditë që i riu vinte në landfill ku punonte në selektimin e mbeturinave. Në disa rast, ka thënë Hakrama në landfill punonte edhe vëllai i viktimës, që ishte rreth 15 vjeç.

Për natën e ngjarjes, përgjegjësi i turnit është shprehur se i riu ka qenë në punë së bashku me rreth 20 punëtor të tjerë. Ai ka qenë prezent, kur është bërë apeli dhe caktimi i vendeve të punës ka thënë Hakrama në momentin e marrjes së turnit.

Rreth orës 03:00 të mëngjesit, sipas përgjegjësit të turnit është bërë pushim pasi edhe po binte shi. Pas pushimit, rreth orës 03 e 30 minuta janë caktuar vendet e tjera të punës dhe që nga ai moment , është shprehur Hakraman, asnjë nga punëtorët nuk e mban mend vendin ku e kanë parë për herë të fundit të riun që u gjet i vdekur disa orë më pas i mbuluar nga mbeturinat.

Këtë version, thonë burimet e prokurorisë, e kanë dhënë edhe 4 dëshmitarë të tjerë me të cilët Ardit Gjoklaj ka qenë në grupin e punës për selektimin e mbeturinave. Gjithashtu, për punësimin e tij brenda landfillit e ka pranuar edhe një nga rojet e rrethimit të jashtëm të vend grumbullimit të mbeturinave. /ABCnews/
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: