KOSOVE-Mediat kosovare kane zbardhur dëshminë në gjyqin kundër Enver Sekiraçës, i akuzuar për nxitje të vrasjes së ish-policit Triumf Riza, ish i dashuri i këngetares Adelina Ismajli.

Sipas dëshmisë se ish-policit, Shpend Qerimi Ismajli dhe familja e saj janë kërcënuar se do t’u publikoheshin foto intime, te saj, nënës dhe motrës nëse do të flisnin kundër Sekiraçës.

Ky dokument është raport i një hetuesi ndërkombëtar dhe ai ishte përdorur gjatë gjykimit për shpërthimin në lokalin “Sekiraça”, në të cilin janë shpallur fajtorë Qerimi dhe disa policë të tjerë. Në ditën e dytë të dëshmisë, Qerimi ka folur për disa mesazhe telefonike, të cilat, sipas tij ishin shkëmbyer ndërmjet Mona Ismajlit, nënës së këngëtares Adelina Ismajli, dhe Faton Shoshit, pronar i portalit “Indeksonline”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përmes Shoshit dhe me urdhër të Sekiraçës, dëshmitari ka thënë se ishin shantazhuar këngëtarja Ismajli dhe familja e saj. Në rast se do të flisnin kundër Sekiraçës, sipas tij, do të publikoheshin disa foto intime të saj, të motrës Ema Ismajli, e madje edhe të nënës, Monës. Të gjitha këto mesazhe ishin dërguar pas vrasjes së ish¬policit Riza. Për këtë arsye, Qerimi ka thënë se nëna e Ismajlit kishte negociuar me Shoshin, me qëllim që të mos bëheshin publike ato foto.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: