DIBËR

Një qytetar nga Dibra akuzon policinë për dhunë. Bëhet fjalë për shtetasin Korab Shehi, i cili në një video të vënë në dispozicion nga Partia Demokratike tregon se si policia ka mësyrë rreth orës 3 të mëngjesi dhe ka dhunuar atë, djalin e mitur të kushëririt, ndërsa nusja e kushëririt ka humbur ndjenjat.

Në pamje gruaja shfaqet e shtrirë në shtratin e spitalit nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ish-deputeti Xhemal Gjunkshi shoqëron djalin e saj të mitur.

“Ishte ora rreth 03.00. Unë rri në kat të parë dhe në kat të dytë dhe të tretë i kishin thyer dyert të gjitha. Kur dola unë ata po zbritnin poshtë. Ishin me maska, me kallashnikov dhe gjithçka. Në atë kohë u thashë: Çfarë është? Jo s’kemi punë, më tha kush je. I thashë emrin, pastaj ata shkuan te nusja e kushëririt. Ngaqë e dija që ishte me 3 fëmijë të vegjël shkova atje. Kur shkova atje, ata aty më shtynë, nuk më lanë dhe më përplasën për muri. Nuk më lanë që të shkoj aty. E dija që kishte për t’i rënë të fikët nuses së kushëririt. Asaj i ra të fikët në rrugë, ndërsa djali i kushëririt shkoi të marrë makinën, policët i thanë; ‘lere të vdesë në rrugë’, sepse i ra të fikët në rrugë. Policët na kanë godit mua dhe djalin e kushëririt, na kanë rrahur. I kanë futur dhe në furgon dhe i kanë rrahur me shkop gome, plus që e kanë godit dhe në fytyra”, tregon qytetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb