Një dëshmitar okular i sulmit terrorist që preku Stambollin ku humbën jetë 39 persona ka folur Reuters dhe ka treguar momentet e tmerrit. Francois al-Asmar ka luftuar për jetën pasi ishte në klubin “Reina” në Stamboll, ku ndodhi sulmi terrorist. Ashtu si shumica e 39 njerëzve të vrarë, i diplomuari libanez për radio dhe TV , ishte një vizitor në Stamboll, duke gëzuar një qytet me reputacion në Lindjen e Mesme që njihet për diversitet dhe tolerancë.

“Ai gjuajti një herë kështu që mendova se ishte një njeri i zemëruar apo i dehur… Por, disa sekonda më vonë, dëgjuam një mitraloz. Unë u fsheha pas tryezës, ulur në dysheme, por shpatullat e mia duhet të kenë qenë të ekspozuar. Ai gjuante në dysheme … veprova si i vdekur kështu që ai nuk gjuajti në mua “, tha për Reuters Asmar nga shtrati i tij në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb