Drejtori i policisë së shtetit të Pensilvanisë thotë se dy punonjës policie që ishin pozicionuar në kompleksin e ndërtesave nga ku një person hapi zjarr në drejtim të ish-Presidentin Donald Trump ishin larguar prej aty në kërkim të tij, përpara të shtënave, duke ngritur dyshimet se ky pozicion kyç u la zbuluar ndërsa autori hipi mbi çati.

Koloneli Christopher Paris tha para një komisioni të Kongresit se dy oficerë policie ishin pozicionuar pranë një dritareje në katin e dytë të kompleksit AGR International Inc. Ata pikasën Thomas Mattheë Crooks që po vepronte në mënyrë të dyshimte dhe u larguan nga pika ku ishin pozicionuar, në drejtim të tij, së bashku me oficerë të tjerë, tha drejtori i policisë së shtetit të Pensilvanisë.

Zoti Paris tha se nuk e dinte nëse oficerët do të kishin mundur të shihnin Thomas Mattheë Crooks duke u ngjitur në çatinë e një ndërtese ngjitur nëse do të kishin qëndruar në vendin e tyre, pranë dritares.

Një video e marrë nga një ligjvënës që vizitoi vendngjarjen të hënën tregon se një dritare në katin e dytë të ndërtesës kishte një pamje të qartë të çatisë nga ku sulmuesi hapi zjarr, ishte e paqartë nëse videoja tregonte dritaren ku ishin pozicionuar oficerët.

Dëshmia ofron një pasqyrë të re mbi masat e sigurisë për tubimin e zotit Trump në Butler, në Pensilvani më 13 korrik, por ngre gjithashtu pikëpyetje të mëtejshme lidhur me vendimet e organeve të zbatimit të ligjit përpara se sulmuesi Crooks të hapte zjarr.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb