TIRANE

Merret në pyetje 44-vjeçari Alket Arapaj, gardisti që vrau një ditë më parë me armën e shërbimit bashkëshorten e tij Ervilma Seferi 36 vjeç. Gazetarja Dorjana Bezat referuar burimeve polcore, raporton për “BalkanWeb” se Arapaj është shfaqur i paqëndrueshëm psikologjikisht kur është marrë në pyetje.

Ndonëse nuk ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur mes tij e bashkëshortes mëngjesin e djeshëm, ai ka shfaqur shenja xhelozie.

“Më gënjente, nuk ishte e sinqertë me mua. Nuk më tregonte të vërtetën. Kur unë ikja në punë dyshoja se takohej me njerëz të tjerë. Asnjëherë nuk më jepte një version për gjërat që e pyesja”, ka thënë gardisti në polici.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në banesën e çiftit në Allias. Alketi është babai i një vajze dhe rezulton që si ai ashtu edhe bashkëshortja të kenë qënë predikues të besimit mysliman. Në një foto viktima shfaqet edhe e mbuluar me shami. Vetë Alketi në Facebook poston shumë shprehje fetare dhe falënderime për Allahun.foto galeri

NJOFTIMI I POLICISË
“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës). Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb