SHKODER

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishëm sot në Shkodër, në ceremoninë e vendosjes së kurorave në Memorialin e Dëshmorëve të rënë më 2 Prill.

Në nder të të rënëve në demostratën antikomuniste,  Basha vendosi kurore me lule në memorial. Nga Shkodra, Basha tha se për Shqipërinë 2 Prilli është kujtesë e përhershme që rrënjët e së keqes nuk thahen nëse nuk i shkulim njëherë e mirë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Të nderuar zonja kryetare e Bashkisë, të nderuar dhe të dashur qytetarë shkodranë të rinj dhe të reja. 28 vite më parë, diktaktura komuniste në gramhmat e fundit të saj vendosi të hakmerret. 4 20-vjecarë shkodranë dhe të nga më të zonët, u identifikuan, u përcaktuan dhe u ekzekutuan nga bisha që po jepte shpirt.
U vranë në altarin e demokracisë. Ata hynë në përjetësinë e Shkodrës dhe Shqipërisë. 2 prilli hyri në historinë tonë kombëtare. Për Shqipërinë është kujtesë e përhershme që rrënjët e së keqes nuk thahen nëse nuk i shkulim njëher e mirë. Sot, Shkodrës dhe Shqipërisë po ia merr ajrin një mostër që rritet nga indiferenca dhe tolerimi. 2 prilli si bashkejetëse e krimit me qeverinë ka sot fytyrën e krerëve të qeverisë, ka sot dorën e zezë që përgjak qytetet tona. Ka sot vulën e emigracionit, ka sot Kuvendin e Krimit dhe kuvendin e denjë trashëgimtar të 2 prillit.”-tha Basha.

Së bashku me kreun demokrat, në ceremoni ishin të pranishëm mjaft figura të PD nga FRPD si dhe kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi. Më 2 prill të vitit 1991 katër persona mbetën të vrarë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb