Vendosja e 100 portreteve të “Heronjve të Popullit”, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, është pasuar me kundërshti shumë të ashpra kundeejt këtij akti, të ndërmarrë nga komisioni ndërshtetëror, që merret me miratimin e aktiviteteve festive për 75-vjetorin e çlirimit të vendit. Sipas Drejtoreshes se Institutit për Demokraci, Media dhe Kulture, Jonila Godole dhe Drejtorit të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa është një akt lëndues për familjet e viktimave të komunizmit si dhe një akt hipokrizie.


Sipas Jonila Godoles, duhet të ketë një listë zyrtare të përgjegjësive që ka secili nga përfaqesuesit e sistemit komunist ndaj popullit të pafajshëm.


Për Presidentin e Platformës Europiane të Kujtesës, Lukasz Kaminksi, Shqipëria i ka vuajtur shumë pasojat e komunizimit. Ndërsa u pyet për vendosjen e portreteve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ai tha se një veprim i tillë, do të ishte i paimagjinueshëm në vendin e tij.


Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë, ka sjellë këto ditë në Shqipëri 50 delegatë ndërkombëtarë të Platormës së Kujtesës dhe Ndërgjegjes Europiane.

Qëllimi kryesor i kesaj Platforme është të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për krimet e kryera nga regjimet totalitare dhe për të inkurajuar një diskutim të gjerë europian për shkaqet dhe pasojat e sundimeve totalitar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb