Dështimi më i madh i Interit në merkaton e verës së vitit 2016, braziliani Gabigol, ka përfunduar aventurën në Europë dhe së shpejti do të rifillojë stërvitjen në vendin e tij.

Lajmin e ka deklaruar vetë sulmuesi, që prej kohësh kish shfaqur probleme me skuadrën portugeze. “Sot mbyll ciklin tim te Benfica. Dua të falënderoj klubin për mundësinë që më dha dhe shokët e skuadrës për miqësinë dhe mikpritjen”, shkruan në profilin e tij në Twitter sulmuesi brazilian.

Konfirmimi pak minuta më vonë ka ardhur edhe nga klubi i Santos i cili në rrjetet sociale njofton se ka arritur marrëveshjen me lojtarin që u ble për 30 mln nga zikaltërit dhe së fundmi u aktivizua në Portugali me Benfikën.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: