Trajneri i njohur, Shpëtim Duro analizoi në “Euro 24” në News 24 humbjen 2-0 të Italisë ndaj Zvicrës.

“Italia ishte disi e çuditshme, ndoshta për meritë të Zvicrës. Nuk e mendoja atë dominim të plotë të Zvicrës. Kjo ishte goditje e madhe, pasi ishin kampion në fuqi. Nuk është problemi që u eleminua, por Italia u tregua e çuditshme. Sot Spalletit i iku situata nga duart”- tha ai.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb