Duhet të ishte kapërcimi i madh në karrierë, por vetëm dy muaj nga transferimi te Real Madrid për 60 milion euro, Luca Jovic është nxjerrë sërish në shitje. Sipas mediave spanjolle, sulmuesi serb nuk e ka bindur aspak Zinedine Zidane. Për këtë arsye, tekniku francez ka urdhëruar klubin të gjejë një tjetër sistemim për futbollistin, duke e huazuar atë në një tjetër skuadër për të fituar eksperiencë. Luca Jovic ishte blerja e madhe Real Madrid në merkaton e verës.

17259072 0 Image A 48 1565764133505
17259072 0 Image A 48 1565764133505

“Los blancos” shpenzuan një shifër të rëndësishme për të mundur rivalitetin e madh të Barcelonës, që gjithashtu interesohej për talentin e Eintracht Frankfurt. Sulmuesi u konsiderua si një blerje shumë e rëndësishme në projektin e Florentino Perez për një revolucion të vërtetë në skuadrën e tij. Por paraqitjet e Jovic në miqësoret e verës as që I janë afruar pritshmërive dhe aventura e tij te Real Madrid pritet të mbyllet më shpejt nga sa ishte parashikuar.

Hi Res C1f6267122ad1f3de8df7c180cae0566 Crop North
Hi Res C1f6267122ad1f3de8df7c180cae0566 Crop North

Me serbin jashtë planeve të Zidane, që gjithashtu nuk llogarit as Mariano Diaz, Real Madrid është kthyer sërish në merkato për të gjetur një tjetër sulmues. Gjithsesi, tifozët madrilenë nuk duhet të ëndërrojnë shumë. Sipas mediave spanjolle, Zidane pëlqen shumë uruguajanin Christian Stuani, që zbriti në kategorinë e dytë me Girona dhe mund të transferohet për vetëm 8 milion euro.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb