TIRANË

Partia Demokratike vijon të akuzojë kryeministrin Edi Rama, të cilin e cilëson si personin kryesor që duhet të mbajë përgjegjësi për  shtyrjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Me një video të shkurtër të shpërndarë në faqen e saj zyrtare, PD-ja tregon shkrimet dhe titujt e mediave on-line shqiptare dhe atyre të huaja, të cilat kanë raportuar mbi refuzimin që Këshilli i Evropës i bëri Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në lidhje me negociatat. PD-ja ju bën thirrje qytetarëve të refuzojnë qeverisjen e kryeministrit, Edi Rama.

Partia Demokratike gjithashtu reagoi pak më parë me anë të sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi, ndërsa pëshëndeti kritikat e CDU/CSU për Këshillin e Eropës i cili vendosi të bllokojë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me një deklaratë të përbashkët, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU Johann Wadephul dhe relatori përgjegjës, Christian Schmid thanë se Gjermania do t’i mbështesë përpjekjet e të dyja vendeve për anatarësim në union.

Ata theksuan dhe shprehën bindjen se nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të vijojnë në përmbushjen e reformave rrënjësore, Franca herën tjetër do ta ketë të vështirë të bllokojë çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: