Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se nuk e di nëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka dashur apo nuk është lejuar të marrë pjesë në dialogun e planifikuar me të në Bruksel, takim i cili dështoi për t’u zhvilluar.

“Ata donin njohjen, këtë kërkonin. Ata nuk donin të flisnin, ne donim të flisnim për çdo marrëveshje. E dija shumë mirë se ata nuk ishin të gatshëm për këtë dhe se nuk ishin të interesuar për këtë”, tha Vuçiç.

Ai u shpreh se “sa i përket marrëdhënieve mes nesh, këtu nuk ka asgjë të re, Kurti nuk do ta formojë Asociacionin, nuk i intereson”.

“Është e qartë se Albin Kurti nuk është i interesuar për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe”, ka shtuar Vuçiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb