ITALI

Trajneri i Milanit, Genaro Gatuzo mori përgjegjësitë për humbjen e skuadrës që ai drejton kundër Olimpiakosit, ndërsa e ardhmja e tij tani varet nga ecuria në kampionatin italian.

Të gjitha llogaritë janë në tavolinën e drejtuesve, të cilët në rast dështimi nuk do ta kursejnë aspak Gatuzon dhe për këtë sytë e drejtuesve janë hedhur tek ish-trajneri legjendar i skuadrës angleze, Arsenal, francezi Arsene Wenger.

Kjo është një nga hipotezat e ngritura në mediat italiane, por vijimësia dhe rezultatet do të jenë treguesit që përcaktojnë të ardhmen e trajnerit Gatuzo në krye të “Kuqezinjve”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb